18 Nëntor, 2021 - 10:00 pm
Në galerinë artistike në Qendrën e Kulturës – Kërçovë sonte është hapur ekspozita e veprave nga sesioni i shtatë i sivjetëm të Punëtorisë së Qeramikës Rinore, të mbajtur kah fundi i muajit gusht. Në ekspozitën morën pjesë pjesëmarrësit e punëtorisë në Vraneshtica dhe ministrja e Kulturës Irena Stefoska.
Në hapjen, drejtori i Qendrës për Kulturë, Mazllam Osmani u falënderua për praninë e sontme të mentorëve, nxënësve dhe mjeshtrit Sllobodan, në punëtorinë e të cilit u krijuan vepra të reja nga argjili.
Ministrja e Kulturës Irena Stefoska i uroi të rinjtë për dy ngjarjet e sontme të organizuara në Qendrën e Kulturës, dhe u dëshiroi misioni i tyre të zgjerohet dhe të arrijnë rezultate të mira.
Ajo potencoi se bashkëpunimin që e ruajnë përmes Punëtorisë së Qeramikës Rinore është shembull për atë si duhet të duket e tashmja jonë dhe ende më shumë e ardhmja jonë.
Pastaj, në sallën e madhe ishte organizuar mbrëmje poetike-muzikore me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit. Programin e realizuan nxënësit e SHMK “Mirko Mileski”, Kërçovë./KultPlus.com