7 Mars, 2024 - 4:00 pm
Në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë është çelur ekspozita “Udha e Shkronjave Shqipe” me koleksionin e abetareve që janë pjesë e fondit të bibliotekës Thimi Mitko.
Në ndërtesën simbol të shkollës së parë shqipe krahas veprave të ndryshme të rilindasve, janë ekspozuar 14 abetare, mes të cilave Evetarit i parë i Naum Veqilharxhit, i botuar në vitin 1844. Kjo abetare ka dy kopje unike, njëra prej të cilave është pjesë e fondit të Bibliotekës së Korçës dhe tjetra e Bibliotekës Kombëtare.
Ky vit përkon me 180 vjetorin e krijimit të Alfabetit të parë të gjuhës shqipe, ndërsa 137 vite më parë, më 7 Mars, në Korçë u hap shkolla e parë shqipe, datë që festohet çdo vit për mësuesit dhe punën e palodhur të tyre. / KultPlus.com