Haxhi Gjoni dërgon “Artin e gurëve” në Tiranë

26 Maj, 2019 - 8:40 pm

Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë do të shpaloset ekspozita “Arti i gurëve” i skulptorit në miniaturë Haxhi Gjoni. Ekspozita e kuruar nga Ramadan Bytyqi do të hapet me 1 qershor, shkruan KultPlus.


Duke sjellur frymën e rrallë në art, në vendet ballkanike, autori Haxhi Gjoni thyen rregullat dhe vie në formën më unike, skulpturë në miniaturë. Gurët e skalitur janë nga disa kontinente të botës. Arti i skulptorit shpreh figura kombëtare që kalojnë hartën dhe përfaqsojnë kombin tonë kudo në botë, poashtu dhe artistët botërorë si Mikelangjelo e deri tek thëniet e shkrimtarit Oscar Wild të gdhendura në shkronja dhe vlera e tyre është e pakontestueshme./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/events/2287761517913542/

Të ngjajshme