13 Mars, 2019 - 8:40 pm
David Hockney ka kapur vëmendjen e artdashësve në mbarë botën me ekspozitën e tij që ka hapur në Muzeun e Van Goghut që ndodhet në Amsterdam të Holandës.
E veçanta e kësaj ekspozite të titulluar “Hockney – Van Gogh: Kënaqësia e Natyrës” është se kuratorët kanë vendosur që t’i ekspozojnë veprat e dy artistëve të mëdhenj të kohës.
Artisti britanik David Hockney, është padyshim njëri ndër artistët më me ndikim të shekullit të 20-të, shkruan Livingit, transmeton Klan Kosova.
Është e qartë se piktori Hockney është frymëzuar thellësisht nga Van Gogh-u. Në pikturat e tij mund të vërehen disa elemente që janë të ngjashme me ato të piktorit holandez.
Punimet e piktorëve Hockney – Van Gogh do të qëndrojnë të ekspozuara në muzeun e Amsterdamit deri më datë 26 maj të këtij viti.