Identiteti i Banksyt mbetet mister

22 Tetor, 2018 - 9:30 am

Identiteti i artistit me nam të artit të rrugës, Banksy vazhdon të mbetet mister, edhe pse kolegu i tij, e njëkohësisht edhe DJ i njohur Goldie, “rastësisht” e ka zbuluar emrin e tij në një intervistë.

Duke folur për serinë “Distraction Pieces”, Goldie ka folur se përkundër shumave të mëdha që fitojnë artistët e grafiteve, në botën e artit ende ekziston një qasje negative ndaj kësaj shprehjeje artistike. Siç kishte raportuar kohë më parë gazeta britanike “The Independent”, Goldie gabimisht e kishte zbuluar identitetin e Banksyt.

“Më jepni shkronja të fontit ‘bubble’ dhe me to do të shkruajmë Banksy në një fanellë dhe ajo do të shitet. Me respekt të pamohueshëm ndaj Robertit, mendoj se është artist gjenial. Mendoj se e ka transformuar botën e artit”, ka thënë Goldie, dhe pas kësaj deklarate mbizotëroi heshtja. Më 2003 e më 2004, mediat kanë shkruar në mënyra të ndryshme për identitetin e tij.

“The Guardian” me herët kishte raportuar se emri i tij i vërtetë është Robert Banksy, se është i lindur me 1974, e sipas BBC-së, në fakt bëhet fjalë për Robin Banks.

Ky artist për vite të tëra intrigon opinionin botëror me veprat e tij satirike që shpeshherë përthekojnë mesazhe antiluftë, antikapitaliste, kundër qeverive dhe thirrjet për liri./KultPlus.com

Të ngjajshme