‘Imazhet e përjetshme Ulëritëse’, ekspozita përkujtimore e 25 vjetorit të luftës në Kosovë

15 Mars, 2024 - 3:30 pm

Ekspozita ‘Imazhet e përjetshme Ulëritëse’ nga fotografi Afrim Hajrullahu do të hapet me datën 1 prill në ora 20:00, në ‘Termokiss’.

Nëpërmjet kësaj ekspozite pritet të shfaqet ngjarja 24 orëshe gjatë së cilës do të shfaqen pandërprerë 99 imazhe fotografike nga ngjarjet historike të Kosovës në vitin 1999.Kjo natë përkujtimore shënon 25 vjetorin e luftës në Kosovë.

IMAZHET E PËRJETSHME ULËRITËSE
Para rilindjes së fundit të ‘skenës së artit pamor kosovar’, Afrim Hajrullahu prodhoi boshtin e dritës që depërtoi në errësirën e komunikimit që ishte e lidhur me ditët e errëta të luftërave të Prishtinës/Jugosllavisë. Për herë të parë e hasa veprën e tij në faqet e ,,Liberation”. Në përputhje me politikën e asaj gazete të madhe dhe serioze piktoreske, artisti strukturoi lajmet më të errëta.

Dëshmia e Afrimit për deportimin e kosovarëve ishte ngjarje ulëritëse dhe njëherit i dha bukuri shfaqjes të çnjerëzores së njeriut ndaj njeriut. Francezët dhe disa prej nesh më larg (unë nga Londra) e dalluan atë pranëvënie. Kishte njohje të gjallë të dëbimit në historinë e shekullit njëzet, por megjithatë bukuria e hirshme e njerëzimit ka mbërthyer shpirtrat tanë. Ishte një moment i rrallë i koincidencës së artit në lajmet më të këqija. Ishte një ulërimë, ama megjithatë ishte sinjal i asaj që u bë Kthimi (me shkronjën K të madhe) i familjes kosovare në atdheun e tyre, më shpejt se sa mund të ishte parashikuar. Megjithatë, për të mos u artikuluar si një ngjarje njerëzore, ajo u regjistrua nga një artist i madh.

Artisti ishte i ri, por i parrahur. Kombi i tij ishte familja e tij dhe kjo ishte natyra e ngjarjes së fotografuar: mijëra nuk u bënë kurrë abstrakte të propagandës. Ata u regjistruan familje pas familjes.

Në artin anglez, unë mund ta krahasoj atë me vizatimet e Henry Moore-it gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai dilte në mes të natës për të regjistruar jetimët të mbështjellë në krahët e njëri-tjetrit, që përpiqeshin të flinin në platformat e stacioneve të trenave të metrosë së Londrës, derisa forcat ajrore gjermane bombardonin qytetin.

Këto imazhe janë të përjetshme, gjithmonë do të jenë të varura në Galerinë Tate të Artit Britanik pranë veprave të William Blake-ut dhe Turner-it. Vepra e Hajrullahut ka të njëjtën cilësi të përjetësisë universale. Njerëzimi shkëlqen dhe unë mbetem pa frymë nga kënaqësia që më ofrojnë këto vepra.

David Gothard CBE (Komandant i Urdhërit të Perandorisë)

Ekspozita është e përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Republika e Kosovës./Express / KultPlus.com

Të ngjajshme