Inda Sela shpallet fituese e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike

19 Shtator, 2020 - 11:42 am

Fituesja e edicionit të 11-të e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike “Fokus Award 2020” është fotografja nga Shqipëria Inda Sela.

“FOKUS AWARD” – Ekspozitë Inernacionale e Fotografisë arrin kështu në edicionin e 11-të duke kurorëzuar konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesëmarrjen e qindra fotografëve nga gjithë bota.

Ajo lindi nga ideatori i saj fotografi i mirënjohur dhe entuziasti Arben Alliaj nga Fieri i cili kishte një ëndërr që qyteti i tij të ketë festivalin e vet të fotografisë artistike. Ëndrra e Benit u realizua dhe pas shumë viteve u shndrua në një event ndërkombëtar të rëndësishëm jo vetëm në vend por edhe në Ballkan dhe më gjerë, na njoftoi artisti Burim Myftiu, një nga kuratorët e ekspozitës.

FOKUS AWARD ka kontribuar që njërëzimi ta përballojë izolimin fizik dhe social.

Është kohë reflektimesh të thella për artistët sepse roli i artit është ai i sensibilizimit dhe të treguarit. Përmes këtyre dy standarteve diametralisht të kundërt, fotografët mund të tregojnë me gjithë ndjeshmërinë izolimin e tyre. Roli i fotografit në një situatë të tille është midis formës, etikës dhe estetikës, në raport më të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen.

Në këtë ekspozitë artitstët kanë sjellë emocionet e tyre duke ngritur në një nivel arti izolimin, frikën, dhimbjen, vetminë, absurden por dhe vizionin, optimizmin, shpresën, humorin.

Grupi kuratorial I kësaj ekspozite janë artistë të mirënjohur: Elton Koritari, Burim Myftiu dhe Osman Demiri të cilët me përvojën e tyre shumëvjeçare. / KultPlus.com

Të ngjajshme