23 Korrik, 2022 - 4:00 pm
Instituti i Artit Bashkëkohor në Sofie ka hapur në Prishtinë ekspozitën “A Triumph of Empathy”.
Self-splaining ( a Triumph of Empathy) që po realizohet në kuadër të Manifeta 14, ka transformuar Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në një hapësirë interaktive për komunikim mes artistëve dhe vizitorëve.
Ky projekt ka bashkuar artistë nga Bullgaria dhe më gjerë, të cilët po prezantojnë punën e tyre, po kalojnë kohë së bashku dhe po shkëmbejnë historitë e tyre me artistë të Kosovës.
Artistët pjesëmarrës në ekspozitë janë: Iskra Blagoeva, Luchezar Boyadjiev, Mitch Brezounek, Mariela Gemisheva, Sophia Grancharova , Pravdoliub Ivanov, Nikola Mihov, Ivan Moudov, Maria Nalbantova, Elena Nazarova, Stefan Nikolaev, Martinicheva, Aksinhe, Peniyash, Valentina Sciarra, Radostin Sedevçev, Kalin Serapionov, Dimitar Solakov, Nedko Solakov, Miryana Todorova, Krassimir Terziev, Dessislava Terzieva dhe Alexander Valçev.
Pjesë e ceremonisë hapëse ishin drejtoresha e Institutit të artit bashkohorë në Sofie, Laroslava Boubnova,shefja e kabinetit të MKRS, Klodeta Krasniqi, këshilltarët e ministrit Çeku, Gentiana Pallaska, Rozafa Imami dhe Liburn Jupolli.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 tetor 2022.