Iris Van Herpen na sjell prapë Lady Melisandre në ekranet tona

28 Gusht, 2020 - 1:25 pm

 

Për shumë prej nesh, një nga herët e fundit kur aktorja Carice van Houten ishte në ekranet tona, ishte kur karakteri i saj Melisandre, u shëndrrua në pluhur në sezonën finale të Game of Thrones.

Prapë ne e shohim atë në kostume, mirëpo kësaj radhe në rolin e një muze të modës, për dizajneren Iris van Herpen, e cila është e famshme për kombinimet e modës me teknologjinë, raporton Papermag, shkruan Insajderi.

Kësaj radhe aktorja dhe dizajnerja janë bërë bashkë për krijimin e filmit të shkurtër të quajtur Transmotion.

Në vend se të krijonte një koleksion të tërë, Harpen dizajnoi vetëm një pamje dhe e bëri epiqendrën e filmit. Ngjajshëm me rolin e saj në GoT, Houten portretizon një karakter të fortë eteral  në këtë film; një tyl i bardhë i fryrë në ngjyrë të bardhë, me tribalë të zi prej gurëve të vegjël të kristaltë që vijnë duke u zgjatur prej mesit.

Videoja dhe fustani u inspiruan nga stili ilustrues i artistit grafik Maurits Cornelis Escher.

“Ka të bëj me lindjen, rritjen dhe formësimin”, tha Herpen për New York Times. “Dua të shpreh përvojën e këtyre muajve të fundit, pa qenë shumë e drejtëpërdrejtë dhe të simbolizoj fillimet e reja të gjërave”./Insajderi.com / KultPlus.com

Të ngjajshme