Ish-asistenti i piktorit Sean Scully, akuzohet për vjedhjen e veprave të tij

6 Nëntor, 2017 - 5:48 pm

Piktori Sean Scully ishte i befasuar kur në fillim shtatorit kishte marrë një email nga shtëpia e ankandit Bonhams me një fotografi të një vepre që i atribuohet atij ndërsa ata shpresonin të shisnin në një ankand të ardhshëm.

Fotografia tregoi tre panele të pikturuara me linja të ngjyrës së alternuara. Ato sigurisht i ngjanin stilit të markës së Scully, por diçka nuk ishte mjaft e drejtë, mendonte artisti, shkruan The New York Times, përcjellë KultPlus.

Nga frika se një punë e rreme ishte gati të shitej, Scully njoftoi Departamentin e Policisë së Nju Jorkut. Një hetim filloi, dhe pas dy muajve më vonë, përfundoi me arrestimin e një njeriu i cili kishte punuar herë pas here me Scullyin dhe i cili tani akuzohet se ka vjedhur vepra nga hapësira e magazinimit të Manhatanit të artistit që kushtojnë rreth gjysmë milioni dollarë. Ishte Arturo Rucci, ish-asistenti i tij që u akuzua të premten për posedim penal të pasurisë së vjedhur, tha zyra e avokatit të rrethit të Manhatanit.

Emaili nga Bonhams në studion e Scully, që iu dërgua më 5 shtator, përfshinte jo vetëm një imazh të një vepre që u rendit si një trikson i krijuar në vitin 1985, por detaje shtesë për historinë e saj të supozuar.

Sean Scrully, një piktor dhe shtypshkrues i lindur në Irlandë që ka qenë dy herë i nominuar për çmimin e njohur Turner për artistët vizualë britanikë, i njoftoi ata se kurrë nuk e kishte shitur pikturën, që ai kishte pikturuar vitin 1985. Ai e kontrolloi studion e tij për të gjetur pikturën, e cila ishte ruajtur aty për gati tre dekada dhe e kuptoi se ajo ishte zhdukur. Hetimi policor çoi tek z. Rucci, i cili kishte bërë menaxhimin e inventarit të Scully-it dhe ndërsa punonte për të, kishte qasje në depon e tij në adresën “West 17th Street”, përcjellë KultPlus.
Kurse zëdhënësit e Bonhams nuk pranuan të diskutojnë këtë çështje të mërkurën, duke thënë se “Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë mbi një hetim në vazhdim”.

Kurse vet Scully tha se Rucci kishte punuar për të nga viti 2005 deri në vitin 2010 dhe më pas kishte shkuar në një pushim me pagesë ndërsa ishte kthyer në punë për një pjesë të vitit 2011, ndërsa tregon se ai ishte shkarkuar më vonë atë vit. Të mërkurën, Scully tha se nuk kishte asnjë të keqe ndaj Bonhams dhe nuk ishte “duke festuar” arrestimin e Ruccit, të cilin ai e përshkroi si “një person i arsimuar” me disa atribute pozitive.
“Mua në fakt më vjen keq për të,” tha Scully. “Është një situatë mjaft tragjike.”/KultPlus.com

Të ngjajshme