Ishulli i Burrave, ku hyrja e grave është rreptësisht e ndaluar

26 Shtator, 2019 - 11:30 pm

Ishulli Athos 335 km katrorë, është një vend interesante ku gratë dhe kafshët e gjinisë femërore e kanë të ndaluar të shkelin.

Nëse ju doni të vizitoni Athos hapi i parë është që t’i paraqisni një kopje të pasaportës tuaj Byrosë së Shenjtë të Pelegrinëve, transmeton KultPlus.

Çdo ditë, 100 ortodoksë dhe 10 pelegrinë joortodokse meshkuj pranohen të qëndrojnë për tri netë në një nga 20 manastiret e gadishullit.

Grave nuk iu jepet leje për ta vizituar gadishullin. Athos i ka ndaluar gratë ta vizitojnë për më shumë se 1.000 vjet. Ato nuk lejohen të shkojnë më shumë se 500 m afër bregdetit.

Sipas Dr. Graham Speake, kjo ishte mënyra më e thjeshtë, për të siguruar beqarinë e murgjve. Kjo është veçoria që e bën Athos të ndryshëm nga manastiret e tjera, thotë ai. Por ka edhe një arsye tjetër që gratë ndalohen dhe që lidhet me traditën ortodokse.

“Një nga traditat është se Virgjëresha Maria e theu këtë rregull kur u përpoq që të lundronte në Qipro dhe u ul në Malin Athos. Ajo e pëlqente atë aq shumë saqë iu lut djalit të saj që t’ia jepte gadishullin dhe ai ra dakord”, thotë Speake.

Gadishulli quhet ende “kopshti i nënës së Perëndisë “, i dedikohet lavdisë së saj dhe vetëm ajo e përfaqëson seksin femëror në Malin e Shenjtë.

Kjo vlen për njerëzit dhe kafshët shtëpiake, me përjashtim të maceve, të cilat gjenden me shumicë atje për shkak të minjve, “Ata bëjnë një sy qorr, si të thuash, për faktin se ka mace femra”, thotë Speake./gazetametro/KultPlus.com

Të ngjajshme