Jeta dhe trashëgimia e Tupac Shakur do të jenë objekt i një ekspozite në Los Angeles

5 Nëntor, 2021 - 9:30 pm

Tekstet e shkruara me dorë të Tupac Shakur prej këngëve klasike si “California Love” dhe “Dear Mama” së bashku me fotot që i bëjnë homazhe nënës së tij të ndjerë janë ndër karakteristikat e një ekspozite masive në një muze.

Shakur Estate njoftoi se “Tupac Shakur. Wake Me When I’m Free” do të hapet më 21 janar në Los Angeles. Një nga figurat më pjellore të hip-hop-it, vdiq në vitin 1996 nga plagët e shkaktuara me armë zjarri, në moshën 25 vjecare. Kurse ekspozita do të jetë e hapur për gjashtë muaj në Los Anxhelos me shpresën për të vazhduar edhe në qytete tjera.

“Ka mijëra copa letre, copa letre të shkruara me dorë – që janë gjithçka, nga tekstet e tij deri te të gjitha këngët dhe poezitë që ju i dini, e deri te një listë ushqimore për një festë ditëlindjeje,” tha Arron Saxe, kryetar i Kinfolk Management + Media, e cila po punon me pasurinë e Shakurit.

Ekspozita prej 20,000 metrash katrorë do të shfaqë muzikën, poezinë, veshjet, udhëtimin e aktivizmit dhe sende të tjera të Shakurit, shkruan AP.

“I gjithë qëllimi i kësaj ekspozite ishte që jo vetëm të tregonte natyrën kaleidoskopike të Tupac, por edhe të tregonte se si ai është i afërt. Ka pjesë të pabesueshme veshjesh. Kjo ekspozitë është gjithashtu një përzierje e artit bashkëkohor dhe teknologjisë gjithashtu. Shumë nga artefaktet nuk janë parë kurrë më parë.” vazhdoi Saxe.

Një nga galeritë do t’i kushtohet nënës së ndjerë të reperit, Afeni Shakur, që vdiq në vitin 2016. Saxe tha se nëna e Shakurit është “drita udhëzuese” e ekspozitës./KultPlus.com

(Photo by Chi Modu/diverseimages/Getty Images)

Të ngjajshme