Joni Kraja sjell kërkimin personal të bukurisë

13 Shtator, 2019 - 9:30 am

Joni Kraja prezantoi ekspozitën e tij “Brutal Elegance”, e cila përbëhet prej tablosh në akrilik dhe dy skulptura të realizuara me materiale te ricikluara, prej cikleve më të fundit të autorit.

Jon Kraja sjell kërkimin e tij personal të bukurisë tek një botë konsumiste dhe e mbindotur. Nëse në tablotë e tij ai e gjen të bukurën tek hedhja e shpejtë e ngjyrave dhe e rastësishmja që krijohet në përplasjen mes tyre, tek skulpturat ai kërkon ndjeshmërinë e formave që vijnë si rezultat i deformimit të shisheve plastike gjatë procesit të transformimit të tyre prej atij vetë.

Autori, shprehet se ”ky proces transformim i kujton atij finesën e drapërive të mjeshtrave të vjetër të skulpturës. Në të dy rastet, si tek tablotë si tek skulpturat kemi kërkesën për ekuilibër mes aktit të shpejtë e brutal të krijimit dhe evidentimit të delikates dhe detajit që ruhen me kujdes për të arritur në plotësimin e veprës”. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme