Kamuran Goranci, artisti i kodit etik

26 Shtator, 2023 - 10:36 pm

Nga Irina Hysi

Analizë e veprës së artistit Kamuran Goranci!

Titulli i ekspozitës: “COD”!

Ky studim shpalos thelbin dhe strukturën e konceptit të veprave artistike të artistit, ku artisti nxjerr në pah frymën e dritës, problemet në procesin e veprimtarisë krijuese dhe trilogjinë kritike-vepër-artist përmes komunikimit kodik, në hapësirën, ku vepra arti identifikohen me integritet dhe profesionalizëm.

Zhanri i pikturës;- Abstrakte

Arti i Kamuranit është në përputhje me një lëvizje të brendshme brenda trupit të formës së tij të artit, duke vepruar vetëm si një qenie në një përvojë shpirtërore brenda këtij konteksti. Duket se vepra e tij krijuese është e vetëdijshme për vlerën e fuqisë dhe të burimit si një mekanizëm për ta kërkuar dhe për ta transmetuar atë te shikuesi, duke u shëruar shpirtin në një nivel tjetër. Nëpërmjet kodit, artisti thirri fuqinë e synimit të tij, forcën lëvizëse të qenies së tij, duke ditur të realizojë këtë emocion, ku penelata janë kode të shpeshta që ndikojnë në ndryshimet koloristike me kalimin e kohës në telajo, nëpërmjet energjisë që artisti ka shkrirë vehten e tij me artin.

Vepra e Kamuran Gorancit është e ngjashme me disa zhanre të një marrëdhënieje me gjuhën e pikturimit, natyrisht specifike për autorin, duke pohuar se ajo është e nevojshme për shfaqjen e së Vërtetës, e cila nënkupton një etikë dhe një etni për ndërgjuhën, ku përfaqësimi i saj gjeneron një hendek të pakapërcyeshëm kodiknë mënyrë krejtësisht eksplicite të pajtueshme ose jo me universin e artistit. Përballja me bashkëkohësinë nga e cila vepra buron këto tensione përpunon një mendim përbërës në pozicionimin e tij i cili shpreh një mënyrë paradoksale brenda sistemit që ndërmjetëson marrëdhënien në nivelin e dallimit të veprës me ngjashmërinë autentike dhe kuptimin e saj plurikolorist.

E shprehura e artistit në vepër si krijuesi me një gjuhë filozofike shumë të privilegjuar dhe të një stili abstrakt që i drejtohet shoqërisë në një artikull shumë mistik përmes kodit etik që i takon çdo individi, ku përmbajtja e tij synon një mjedis me intelekt që nuk është thjesht shikim, ndjesi dhe zbulim i emocioneve, por një thurje imagjinate, shijesh të pikturuara me ndjenja mbi të. Platoni, Sokrati, Servantesi, Shekspiri, Emersioni dhe Thoreau mbështesin konceptin “Njih veten dhe ji i vërtetë me veten”. Në vitin 1919, Vassily Kandinsky botoi esenë e tij të parë: “Mbi shpirtëroren në art dhe në pikturë në veçanti”. A thua se vallë artisti kërkon të trajtohet ashtu siç dëshirojnë të trajtohen vetë shoqëria? Çfarë mesazhi përçon artisti me këtë raport përsa i përket konceptit abstrakt?

KODIMI

Kamuran dhe vepra e tij është një pikturë në veprim e ngjashme herë me Pollok dhe herë me Piet Mondrian. P.M (1916 Muzeu Solomon i Nju Jorkut (P.67 Historia e Artit) artist i mirënjohur abstrakt, i cili ndërtoi nga linjat e drejta, rrjetet dhe kombinimet e ngjyrave me gjuhën e kodit të tij piktural duke kombinuar të bardhën në ngjyrat e tij si një shtresë aureole mbi tokën e kanavacës që të ngjan me borën ose si shprehen në test artist nga bota (F. A.) interesante, si një byrek me djathë nga tradita shqiptare. Artisti duket se ndërton linja dhe kombinime ngjyrash në sipërfaqe të sheshta për të shprehur me vetëdijen e tij maksimale gjuhën e artit të tij në tinguj të ndjeshëm të pigmentuar me të bardhë, ku vizitorët e ekspozitës do të përjetojnë sinteza personale midis figuracionit dhe të abstraksionit. Na kujton disi Yves Klein, i cili shpiku mënyra dhe kode duke trazuar botën e artit me mungesën e hapësirës. Të njëjtën atmosferë do të na sillte artist K. Goranci në një formë tjetër përmes një rrezatimi tredimensional ndriçues dhe shumëngjyrësh.

Kodi i artit i veprës së Kamuran Gorancit i referohet një praktike të arteve abstrakte, e cila përdor kodin si një ide, material dhe mjet që bashkon ndryshimet artistike të motivuara nga dëshira për të kundërshtuar formatet standarde, si një refuzim për të lënë veten të udhëhequr nga makina artistike dhe imperativat e industriesse artit dhe madje duke zbritur poshtë shtresës së realizmit për t’u lidhur me gjuhën abstrakte, artisti integron fuqimisht brenda një kodi. Kjo qasje që krijon dhe befason është një teknikë e cila e justifikon veprën artistike me kiminë e saj që performon (imazhi – natyrë), me muzikën (Ngjyra, tingulli) dhe si perspektivë e perceptimit të realitetit pa harruar dimensionin e këtij të koduar. Përmbajtja piktoreske e veprës:- Pikturat e artistit Kamuran Goranci kanë një evoluim teknik nga ekspozitat e mëhershme në këtë personale të konceptuar “Kod”, një sofisikim të mjeteve shprehëse dhe një tentativë për filozofim. Ajo çka të tërheq në konstruktin kompozicional është pa dyshim trajtimi i formësimeve logjike. Artisti transmeton veprën e tij kodike, historinë e tij, e cila daton në 1750 para Krishtit. pas Krishtit dhe përfshin mijëra vjet, gjë që vendosi gjuhën dhe simbolet e kodeve të interpretueshme midis algoritmeve më të vjetra që datojnë që nga koha e Hamurabit. (Zbulimi i vonshëm i Makinerisë Antikythera e cila u gjet në ishullin grek midis Kythera dhe Kretës) ku tregon se vetë grekët e lashtë kishin filluar të llogaritnin përmes mekanizmave të cilët janë ende labirinte dhe hamendje me kuptime të paeksploruara për kohën dhe teknikat e pikturës.

Imazhe, ku mund të përdoren për qëllime kodi ose në kërkim të aftësive artistike. Artisti ofron një këndvështrim kompozicional mbi interpretimin bashkëkohor të natyrës artistike, na fton të hyjmë në oazin e tij, duke ofruar një shkëputje nga bota e gjallë dhe gjithnjë në zhvillim e mbushur me elementë simbolikë dhe surrealë. Nuk janë vetëm ngjyrat e ndezura befasuese ose shenjat e lëna nga furça si një njollë (Tache) siç quhej në Francë (Histoire de l’Art 393), por qetësia që të jep çdo vështrim që ndjen si një frymëmarrje e thellë, një moment paqeje në botë ndërsa lundrojmë nëpër imagjinatën time, peizazhi paqësor që ende nuk është tronditur, cilido qoftë motivi apo qëllimi i largët. Duke u zhytur thellë në veprën e Kamuranit, gjen shtresa simbolike, një prej të cilave është mungesa e dukshme e figurave njerëzore. Edhe pse kjo i bën peizazhet e tij abstrakte të duken të botës tjetër, në fakt ato nuk kanë asnjë rëndësi për rolin e njerëzimit në natyrë. Duke lënë mënjanë figurën njerëzore, ai na detyron të vëmë në dyshim ndikimin tonë në mjedis, vendin tonë brenda tij dhe pasojat e veprimeve tona në epokën aktuale, duke na kujtuar me forcë se arti jo vetëm magjeps nga bukuria e tij, por gjithashtu mund të inkurajojë reflektimin dhe ndoshta madje ndryshojmë zakonet tona në artin mjedisor. Analiza e secilës vepër në tërësi është esenca e një punë komplekse e metodës kërkimore për të përshtatur në studimin analitik -strukturimin e veprës artistike të krijuesit Kamuran Goraci. / KultPlus.com



Të ngjajshme