27 Qershor, 2022 - 10:00 pm
Katër piktorë të rinj nga Gjirokastra hapën një ekspozitë në pazarin e gurtë të qytetit.
Piktorët e rinj Irina Musta, Pandeljo Çekani, Arla Memushi, Elena Rova dhe Ina Diamanti sollën punimet e tyre për artdashësit gjirokastritë, por edhe vizitorët nga qytete të ndryshme të vendit dhe turistët e huaj, të cilët mbushën Gjirokastrën gjatë ditëve të fundjavës.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili vizitoi nga afër ekspozitën vlerësoi talentet e reja të qytetit për veprat e prezantuara në këtë ekspozitë.
“Irina Musta, Pandeljo Çekani, Arla Memushi, Elena Rova dhe Ina Diamanti janë piktorët e rinj plot talent e pasion për artin të qendrës “Fato Berberi”, të cilët kanë çelur së fundi një ekspozitë në Pazarin e Gjirokastrës. I jam shumë falënderues për çfarë kanë bërë dhe për modelin frymëzues që ata japin për të rinj të tjerë”, shprehet Golemi në rrjetet sociale.
Piktorët e rinj u vlerësuan edhe me certifikata për hapjen e kësaj ekspozite që zgjoi interesin e vizitorëve.
Të rinjtë gjirokastritë ndjekin prej disa vitesh rrethin e pikturës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi”. Gjirokastra tashmë do të ketë edhe një brez të rinjsh, që do i bashkohen magjisë së pikturës në këtë vend të mahnitshëm piktoresk./atsh/ KultPlus.com