18 Janar, 2019 - 6:00 pm
Ndoshta ata që gjatë kohës së studimeve kanë banuar në konvikt i kujtojnë ato raste kur, për arsye të ndryshme praktike, u është dashur të qëndrojnë në konvikt edhe gjatë pushimeve të ndryshme. Kjo i ndodhi, dikur, edhe mjeshtrit Ibrahim Kodra, siç lexojmë në një prej shumë dokumenteve të Institutit Teknik “Naim Frashëri” të Tiranës.
Ibrahim Kodra, atëkohë 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë” dhe, për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së institutit, me një kërkesë të nënshkruar më 14 qershor 1935, ta lejojnë që të qëndrojë në internat gjatë pushimeve verore. Në anën e pasme të fletës së lutjes, shkruar nga një dorë tjetër, ndodhet një tekst që shpjegon rrethanat e jetës së Kodrës në atë kohë: “Familjen e tij e ka pas në Ishëm të Shijakut, baba vdiq, tash nuk kam (sic) njeri”. Ibrahimi i vobegët u largua nga Shqipëria më 1938, me një bursë të shtetit shqiptar, për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, dhe u bë Mjeshtri Kodra. (Referenca e dokumentit: AQSh i RSh, F. 195, V. 1935, D. 196, fl. 1r+v.) / KultPlus.com