18 Gusht, 2019 - 11:54 pm
Ferizi+Ferizi Architects e ka fituar para disa viteve projektin për Prishtinën e Vjetër, dhe realizimi i saj pritet të ndodhë shpejt, shkruan KultPlus.
Ernest Ferizi, njëri nga arkitektët e këtij projekti që përfshinë një shtrirje të madhe të Prishtinës së Vjetër ka bërë të ditur se projekti i tyre tash duhet të shkojë në ndërtim.
Ai ka thënë për KultPlus tashmë hapi i radhës është tenderimi i një Kompanie për Ndërtim.
“Do të jetë një kompleks shumë i mirë për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ferizi. Më poshtë keni disa nga fotografitë e këtij kompleski që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por duke ruajtur Prishtinën e Vjetër, pjesë edhe që identifikon këtë qytet./ KultPlus.com