25 Shtator, 2019 - 12:30 pm
Shanth Kumar e ka fituar çmimin vjetor “Ciwem” për fotografinë më të mirë mjedisore. Në fotografinë fituese shihen disa shtëpi të vërshuara nga uji në Mumbai të Indisë.
Fituesit e këtij viti u shpallën në kuadër të samitit për klimën në Kombet e Bashkuara, i cili u mbajt në Nju Jork.
Më poshtë po i paraqesim fotografitë që u zgjodhën si më të mirat. Në to pasqyrohen kryesisht problemet dhe krizat mjedisore në pjesë të ndryshme të botës.