2 Mars, 2018 - 9:23 pm
Koleksioni artistik që gjendet në Hotel Grand në kryeqytet do të vendoset në një muze.
Kjo është vetëm ideja e parë e atij që drejton këtë hotel, në Prishtinë.
Së paku kështu ka thënë Rrahim Fazliu për New York Times, kur ka folur për asetet e Hotel Grand të cilat do të likuidohen, dhe do të gjejnë një përdorim tjetër.
“Hoteli është tani në likuidim ndërsa koleksioni i artit modern do të shitet ose do të shkojë në muze, në mënyrë që të gjendet një pronar i ri” shkruhet në shkrimin e New York Times mbi Grand Hotelin në kryeqytet.
New York Times i ka kushtuar një tekst Hotelit Grand, i cili më nuk mund të radhitet si një hotel me pesë yje. / KultPlus.com