Koleksioni i rrallë i thesarit të shpëtuar të artit shqiptar (FOTO)

27 Gusht, 2017 - 10:35 am

Mëngjesin e së dielës, kryeministri shqiptar Edi Rama, e ka uruar me një album fotografish shumë interesante që tregojnë artin shqiptar ndër vite, shkruan KultPlus.

Rama, solli përmes fotografive koleksionin e rrallë të thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica… ky koleksion tashmë është pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe është e hapur për publikun si një ekspozitë e posaçme.

Sjellim shkrimin e plotë të Edi Ramës, që i ka bashkëngjitur këtyre dhjetë fotografive:

“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj. Pas restaurimit të plotë, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Edi Rama./ KultPlus.com


Të ngjajshme