16 Tetor, 2024 - 8:31 pm
“Kolonia e Artistëve të Rinj Trekëndëshi Tiranë, Athinë Stamboll” bëri së bashku një grup artistësh nga Shqipëria, Prishtina, Greqia e Turqia të cilët krijuan e ekspozuan 20 vepra artistike.
Secili prej tyre përmes pikturës preku një tematikë të veçantë.
“Kolonia e Artistëve” promovon shkëmbimin kulturor dhe artistik, si dhe inkurajon krijmtarin dhe inovacionin artistik mes artistëve.
“Kënaqësi e veçantë që isha pjesë e kësaj kolonie dhe pata mundësi të njoh shumë artistë të mirë nga Shqipëria ashtu si dhe nga Turqia e Greqia. Ndamë eksperiencat tona, pash teknika të ndryshme, vërtet një kënaqësi e veçantë”-u shpreh Merita Maloku, artiste nga Prishtina.
“Kënaqësi që morëm pjesë në Koloni, ishte diçka e veçantë kontakti me artistë të rinj nga Greqia e Turqia, shkëmbyem eksperienca shumë pozitive”-u shpreh artisti Azen Kucana.
Artistët e huaj që u bënë pjesë e kolonisë, erdhën për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit në vendin tonë realizuan veprat a tyre. Ardhja e tyre shërben dhe për promovimin turistik të Shqipërisë, e në vecanti të Tiranës.
“Hera e parë që vij në Tiranë, një kënaqësi e madhe që jam këtu. Një qytet fantastik me njerëz shumë të ngrohtë. Takova miq dhe koleg ballkanas dhe mësuam shumë nga njëri tjetri”-u shpreh Christos Baloukos, artist grek.
“Unë jam artist turk dhe është hera e parë që vij në Shqipëri. Ju keni një vend shumë të bukur. Arti i pikturës është një gjuhë ndërkombëtare, që na bënë bashkë”-u shpreh Ismail Atmali, artist turk./ Top Channel/ KultPlus.com