8 Qershor, 2022 - 9:30 am
“Komploti i Tiranës”, ekspozita e Ardian Isufit, vazhdon të jetë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Kjo ekspozitë është kuruar nga Centrone, Vladimir Myrtezai-Grosha e Elton Koritari.
Nga e marta në të premte, ekspozitën e gjeni të hapur nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ndërkaq, nga e shtuna në të dielë, në orën 10:00 deri në 17:00.
Kjo ekspozitë heton dhe shfaq proçese krijimi, tundime, përballje publike por edhe pamundësi dhe drama kolektive dhe personale të botës së brishtë të artit bashkëkohor – lokal apo global. Kjo sepse veprat e Ardian Isufit kanë karakter të veprave të angazhuara të cilat ndikojnë drejtpërdrejt mbi opinionin publik si një dialog me mjetet e artit duke na vorbulluar me paqëndrueshmëritë dhe qëndrimet eklektike të artistit si një kostum që me kast e ka veshur për të na destabilizuar përcaktueshmërinë e përkohëshme e të përsëritur që ai propozon..”, përshkruhet shfaqja./ KultPlus.com