14 Maj, 2019 - 4:22 pm
Të gjithëve ju që jeni të pasionuar pas fotografisë ju njoftojmë se Konkursi Ndërkombëtarë i Fotografisë “NGJYRAT E ORTHODHOKSISË. SHQIPËRIA” është hapur.
Konkursi organizohet nga Kisha Ortodhokse Autoqefale e Shqipërisë, portali OrthPhoto.net dhe Departamenti i Botimeve i Kishës Ortodhokse të Polonisë dhe ka si qëllim të paraqesë diversitetin dhe bukurinë e Orthodhoksisë në Shqipëri.
Konkursi do të kulmojë me botimin e një albumi artistik në katër gjuhë dhe me çeljen e një ekspozite në Shqipëri.
Ju ftojmë t’i bashkoheni konkursit të fotografisë, duke paraqitur deri në 6 fotografi për secilën nga kategoritë e mëposhtme:
1.Kisha (arkitekturë, afreske, kryqe, kisha në natyrë, peizazhe, etj.).
2. Njerëz (klerikëdhe laikë, portrete, etj.).
3. Reportazhe (ngjarje kishtare, pelegrinazhe, të kremte fetare).
4. Ringjallja e Kishës Orthodhokse në Shqipëri (kjo kategori fotografike synon të pasqyrojë udhëtimin e “Ringjalljes” së Kishës Orthodhokse në Shqipëri pas përmbysjes së regjimit ateist).
Konkurruesit duhet të dërgojnë fotografitë e tyre deri në datën 15 korrik 2019, në adresën elektronike: [email protected].
Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.
Merrni pjesë në konkursin tonë të fotografisë dhe fitoni çmimet e mëposhtme:
Grand Prize: 600 €
Çmimi i parë për çdo kategori: 200 €
Çmimi i dytë për çdo kategori: 100 €
Çmimi i tretë për çdo kategori: 50 €
Çmimi i nderit: Një album fotografik nga botimet e partnerëve tanë. (Numri i çmimeve të nderit do të vendoset nga juria).
Për më tepër detaje rreth konkursit, rregullave dhe çmimeve, na vizitoni në adresën e mëposhtme: www.albania.orthphoto.net si dhe në faqen tonë në Facebook: Colours of Orthodoxy. Albania (@albaniacoloursoforthodoxy)
Afati i dorëzimit: 15 korrik 2019