11 Nëntor, 2018 - 4:00 pm
“Journeys Drawn: Illustration from the Refugee Crisis” është ekspozita e cila i kushtohet refugjatëve sirianë.
Aty përmes ilustrimeve të ndryshme do të paraqitet kriza e refugjatëve sirian, ku marrin pjesë 12 artistë me 40 vepra multimediale.
Artistja Karrie Fransman prezenton filmin e animuar “ North Star Fading” ku paraqiti realitetin e dëbimit të refugjatëve sirian.
David Foldvari ka veprën “Awet” një djalë 14 vjeçar i cili është kontrabanduar me një kamion dhe përfundoi në Itali.
Në veprën“Belgrade Warehouse” paraqitet një grup i refugjatëve sirianë në një magazinë të Beogradit ku digjën çdo gjë për të mbijetuar, tregoi autori i veprës George Butler, për gazetën The Guardian.
Toby Morison ka veprën “Queuing in the Registration Tent” ku tregon një tendë ku refugjatët kërkojnë azilin.
“Boat” është vepra e David Foldvarit ështw një anije me refugjatë sirian.
Kjo ekspozitë mbahet në shtëpinë e ilustrimeve King’s Cross në Londër më 24 Mars të 2019-ës./ KultPlus.com