18 Qershor, 2024 - 10:14 pm
Kryeministri Kurti sot ka vizituar artistin Fatmir Krypa, meqë rast kanë diskutuar edhe për raportin e brengës artistike me veprën e artit.
Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se ai u mirëprit nga artisti Krypa në atelienë e vatrës së tij, prej muzeu të shpirtit të historisë së popullit shqiptar.
“E në zyrën time të punës, ku eventualisht ngjan e para pa të dytën, e kam të varur një prej punimeve të çmueshme e të bukura të tij “Qëndresa shekullore”. Ndërkaq në sallën e pritjes në kryeministri gjendet vepra “Malësorja V”, që nga i ndjeri Shyqri Nimani cilësohej si “Mona Lisa e Kosovës”.
Në atelienë e vatrës së tij prej muzeu të shpirtit të historisë së popullit shqiptar na mirëpriti sot Fatmir Krypa 82-vjeçar, së bashku me të shoqen Hyrije Krypa, e cila po ashtu është artiste e grafikës”, ka shkruar Kryeministri Kurti.