Kryeveprat e Pikasos kapin vlerën rreth 110 milionë dollarë në një ankand në Las Vegas

24 Tetor, 2021 - 4:30 pm

Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picasso-s, që janë ekspozuar në një hotel në Las Vegas për më shumë se dy dekada, janë shitur në ankand për gati 110 milionë dollarë.

Punimet, të cilat ishin në pronësi të MGM Resorts, u shfaqën në restorantin Picasso në Hotel Bellagio, shkruan BBC.

Piktura e vitit 1938 “Gruaja në një beretë të kuqe-portokalli”, e cila paraqet të dashurën dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter, arriti çmimin më të lartë të mbrëmjes me 40.5 milionë dollarë.

Një tjetër kryevepër – portreti në shkallë të gjerë i titulluar “Homme et Enfant” (Burri dhe Fëmija) – u shit për 24.4 milionë dollarë.

Në shitje u përfshinë gjithashtu “Nature Morte au Panier de Fruits et aux Fleurs” (Nata e vdekur me shportë frutash dhe lule), e cila u pikturua nga Picasso gjatë pushtimit nazist të Parisit në vitin 1942. Ajo u shit për 16.6 milionë dollarë./KultPlus.com

Të ngjajshme