9 Nëntor, 2023 - 3:30 pm
Mjeshtrit të “retouching”, kosovarit Kushtrim Kunushevcit i është besuar fotosesioni për kopertinën e revistët “Re-Edition” me protagoniste modelen e njohur shqiptare Sihana Shalaj dhe modelen Alek Wek dhe Béatrice Dalle, shkruan KultPlus.
Fotosesionin e ka kryer artistja e fotografisë Nadie Lee Cohen, e cila ka krijuar një atmosferë unike dhe të veçantë për këtë projekt. Në të njëjtën kohë ky editorial është drejtuar kreativisht nga Anthony Vaccarello, drejtori artistik i Saint Laurent për Revisten “Re – Edition” i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm duke u kujdesur për stilimin dhe prezantimin e modeleve në mënyrë të përsosur.
Kushtrim Kunushevci, si një ekspert në punën e tij, ka pasuar një qasje të shkëlqyer në përpunimin e fotografive, duke siguruar që secila imazh të shkëlqejë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai ka arritur të përdorë aftësitë e tij për të theksuar bukurinë natyrore të modeleve dhe për të krijuar një ndikim vizual të fuqishëm për publikun.
Kjo kopertinë e revistës “Re-Edition” bënë një ndërthurje të bukur të profesionalizmit dhe kreativitetit, duke bërë një prezantim të mrekullueshëm të bukurisë dhe modës. / KultPlus.com