10 Shkurt, 2019 - 2:47 pm
Logoja e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës e cila u lansua këto ditë, po cilësohet diskriminuese, shkruan KultPlus.
Në logo shfaqet figura e një burri në qëndrimin gatitu e ku shkruhet “Kosova, nder dhe detyrë.”
Për këtë kanë reaguar edhe disa aktivistë të të drejtave të njeriut, madje ata në shenjë pakënaqësie kanë realizua një logo ku në vend të burrit është vendosur imazhi i një femre.
Këtë logo të re e ka realizuar dizajneri Isuf Shala.
Ndërsa Teuta Hoxha Jahajt, aktivistja për të drejtat e njeriut, përmes një statusi në Facebook është shprehur se shteti i Kosovës duhet t’i përkrahë më shumë femrat të cilat janë duke bërë më shumë për Kosovën.
“Cka mendoni qe duhet te shkruhet pas Kosoves?
Po besoj qe simboli i ushtarit ke per themelimin e ushtrise, por guximi ke i Vasfijes qe doli publikisht me fol per perjetimin e saj gjate luftes, guximi ke i vajzes nga Drenasi dhe i shume vajzave te tjera qe po flasin per dhunimet qe iu kane ndodhe, e bash per kete guxim shteti i Kosoves duhet me e perkrah.”, ka shkruar Teuta në Facebook.
Një reagim tjetër na vjen nga aktivistja Besa Luzha e cila thotë se kjo logo me patjetër duhet të simbolizojë barazinë.
“Logo e 11 vjetorit te Pavaresise se Kosoves duhet patjeter te simbolizoje barazine, aq me teper se numri 11 perfekt mund te pershtatet me nje burre dhe nje grua qe se bashku pra nderojne dhe punojne per vendin”, ka shkruar Luzha. /KultPlus.com