11 Shkurt, 2019 - 9:38 pm
Në dhjetorin e vitit 2017, në Modelariumin e Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, erdhi ekspozita “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, shkruan KultPlus.
Fotografitë e Fatos Lubonjës, kishin zënë po thuajse gjithë hapësirën e gjerë të mureve të këtij ambienti. Trishtimi i personazheve fshihej në një format të ngjyrave: bardhë dhe zi, por jo dhe një format të madhësisë. Përmes tyre reflektohet një mot i ftohtë, ku shihen radhët e traktorëve, në dheun plot pellgje e baltë. Fotografitë e tij sjellin një realitet të gjerë të shtrirë brenda një fushe në Kukës, ku shihen traktorët me karroceri të mbuluara me plastmase, ku traktori shërben si strehë për refugjatët. Ky trishtim edhe atë ditë ishte i vështirë i tejkalueshëm në sytë e shikuesit, një gjendje dëshpërimi depërtonte në sytë e secili e që dukej që secili ndante një rrëfim të ngjashëm me ato në fotografi.
“Këtë përjetim të kësaj drame njerëzore dëshiroj me e lanë në qetësinë e rrugëtimit të vet. Autori duket sikur është secili prej njerëzve të pagojë, të shtangun, pa asnjë shprehje ngushëllimi , e që i kapet veç shpresës së dokumentimit pa fjalë”, kështu ishin fjalët e kuratorit të ekspozitës Xhevahir Kolgjini, i cili thotë se me renditjen e fotografive ka vendosur që ta lë autorin me komunikim me audiencën si para 19 vitesh rranzë Gjallicës.
Vet Lubonja në prill të vitit 1999 në Kukës, ku edhe kishte marr këto fotografi shkruan se edhe pse ka parë dhjetëra reportazhe mbi Kukësin nëpër stacione televizive, asgjë nuk mund të ia zëvendësoj kontaktin e drejtpërdrejtë se sa shkelja mes përmes e këtij realiteti.
“Syri i kamerës i strukur pas qelqit të trashë të objektivit, nuk e ndjen dot ftohtësinë e shiut me suferinë që të hyn në palcë, e erën e tmerrshme të shkurres e të përçit. Ai nuk e jep dot atë që ndjen dora teksa i prek kokën një fëmije që dridhet nga të ftohtit, e mbi të gjitha nuk i rrok të gjitha këto përnjëherësh”, shkruan Lubonja.
Lubonja ka dokumentuar Kukësin e viteve 99’të, i cili një qytet prej 25 mijë banorësh, brenda një periudhe të shkurtër i shtohen edhe 32 mijë refugjatë, ndërsa kontakti i parë i tij me këtë mjerim është në Pallatin e Kulturës së Kukësit, aty ku natën disa prej tyre futeshin për të fjetur.
“Shkallët e tij janë të mbushura cyt me njerëz të rrazbitur, të cilët nuk ke kurajë t’i shohësh në sy e le me t’u drejtosh kamerën”, kështu Fatos Lubonja nxjerrë në pah edhe shpirtin e tij human derisa mundohet të përmbush misionin e tij përmes fotografisë, kjo është arsyeja që ai pozicionohet nga larg për të shkrepur fotografitë.
Edhe pse në këtë situatë, Lubonja thotë se me lindjen e diellit jeta po gjallëronte edhe në këtë ferr, derisa përmes fotografive ai sjellë fytyrat e qeshura të fëmijëve, të cilët shfaqen para një rrote në një park të Kukësit, i cili është i mbushur po ashtu me refugjatë.
“Diku uji në kazanin e zi e ka filluar të ziejë, diku janë mbledhur rreth e po hanë. Diku kanë hapur radion me bateri dhe dëgjojnë lajmet e Tiranës. Ndonjë grua ka filluar të lajë. Fëmijët kanë zgjeruar shoqërinë dhe vende-vende i sheh të luajnë”, shkruan shkrimtari Lubonja në katalogun “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, përcjell KultPlus.
Lubonja, thotë se pjesa më e dhimbshme e kësaj tragjedie janë fëmijët sepse janë më të pambrojturit por kur i sheh të luajnë dhe të qeshin para kamerave , e kupton se nuk janë ata që e ndjejnë më së shumti këtë tragjedi por janë pleqtë që kanë parë shtëpitë dhe krejt punën e tyre t’u shkatërrohet.
Ekspozita ishte organizuar nga ADMOVERE dhe KFOS. / KultPlus.com