16 Tetor, 2019 - 10:35 am
Mbase në shikim duket si foto qesharake, por kjo foto e realizuar në malet Qilian të Kinës është vlerësuar si më e mira e botës së egër të kafshëve për vitin 2019.
Fotoja është realizuar nga Yongqing Bao, që ka fituar çmimin e parë në konkursin e fotografisë për “Wildlife”, pra të botës së egër, transmeton BBC.
“Kjo është natyra”, është shprehur ai.
Çmimi është ndarë sipas kategorisë së sjelljes së kafshëve.
Fotografi ka thënë se i ka ndjekur me orë të tërë kafshët derisa i ka kapur në aksion, transmeton Koha.net.
Roz Kidman Cox është nga personeli i jurisë dhe ai ka thënë se kjo fotografi, është ndër më të mirat që i ka parë syri që sa vite. / KultPlus.com