Lufta në Kosovë, momenti i cili nuk duhet harruar kurrë

24 Shtator, 2019 - 4:23 pm

Lufta në Kosovë mbetet plaga më e madhe e shqiptarëve. Mijëra të vrarë mbetën nga kjo luftë e shkaktuar nga forcat serbe, e cila kulmoi në vitin 1998 por kishte nisur shumë para këtij momenti.

Fotografë të ndryshëm e kanë dokumentuar këtë luftë dhe spastrimin etnik që Serbia i bëri Kosovës në muajt e luftës.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Kosova duroi një prani të madhe të policisë sekrete gjatë gjithë viteve 1980, duke shtypur pa mëshirë çdo manifestim nacionalist. Sipas një raporti të reporterit Mark Thompson, rreth 580,000 banorë të Kosovës u arrestuan, u morën në pyetje, dhe u internuan. 

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Të ngjajshme