12 Tetor, 2021 - 5:00 pm
Një ekspozitë monumentale do të hapet për publikun në Louvre-Lens Paris, e cila eksploron marrëdhënien e trazuar me ndikim reciprok mes Muzeut të Luvrit dhe mjeshtrit të pikturës, Pablo Pikaso.
Artisti ka vizituar muzeun për shumë kohë, duke marrë prej aty një material për frymëzim. Dhe ekspozita sjell pikërisht një vështrim të kryqëzuar mes dy titanëve të historisë së artit.
“Picasso kishte një fuqi syri, kuptimi dhe integrimi të artit jashtë të zakonshmes”, shprehet Marie Lavandier, drejtoreshë e muzeut Louvre-Lens.
Në korridoret e Luvrit, të cilat i viziton pa u lodhur që nga viti 1900, ai do të gjejë një material të jashtëzakonshëm për frymëzim.
“Ideja ishte të kërkosh Luvrin tek Picasso dhe Picasso në Louvre, një logjikë pasqyre e thurur në një fije të kuqe gjatë gjithë kursit. Luvri nganjëherë ka qenë shumë kritik ndaj Pikasos, me një lloj moskuptimi, midis specialistëve të pikturës antike, mbi modernitetin e punës së tij. Dikush ka përshtypjen se zemërimet që ai shkaktoi mbi figurën njerëzore kanë pasur vështirësi për t’u pranuar nga konservatorët”, thotë Dimitri Salmon, kurator i ekspozitës.
Rreth 450 piktura, vizatime, skulptura, gdhendje, fotografi dhe dokumente të tjera të arkivave, përfshirë disa pjesë të jashtëzakonshme që nuk u bënë kurrë publike do të shfaqen për publikun nga 13 tetori deri më 31 janar 2022./oranews/KultPlus.com