Mahnituni me fotografitë e vitit nga revista prestigjioze ‘National Geographic’ (FOTO)

2 Gusht, 2017 - 12:12 pm

Revista prestigjioze ‘National Geographic’ përzgjedh çdo vit fotografitë më të mira të realizuara nga lexuesit e saj, për të cilat ekziston edhe një kategori e veçantë ku ndahen shpërblime vjetore për fotografitë më spektakulare.

Një person që po bënte surf, një fushë futbolli në një perspektivë të paparë ndonjëherë e shumë fotografi të tjera ua kanë bërë gjyqtarëve punën shumë të vështirë për të përzgjedhur fituesit.

National Geographic është revistë me traditë disa dekadëshe që shtypet në shumë gjuhë të botës. Për të marrë pjesë në kompeticionin për fotografitë më të mira, autorët duhet të dërgojnë fotografi që janë bërë me metodë manuale me aparate fotografike profesionale, pra pa ndihmën e teknologjisë që rregullon hyrjen e dritës në blendë dhe elemente të tjera për shkrepjen e fotografisë sa më të mirë. / KultPlus.com



Të ngjajshme