Marka JH prezanton në Dubai parfumin ‘Ilir’ dhe çantat ‘Teuta’ (FOTO)

28 Tetor, 2017 - 9:54 pm

Marka JH nga vajza shqiptare Jola Hasimi, prezantoni sot në Dubai koleksionin e parë të çantave e dhe rripave të luksit, linjën e parë kozmetike prej 5 produktesh dhe parfumin e ri të meshkujve, shkruan KultPlus.

“Sot në Dubai Fashion Week u lansua çdo gjë për të vazhduar më vonë në një tur në të gjithë Emiratet Arabe dhe për tu mbyllur në Turqi. Natyrisht nuk mund të mungoj tributi jonë ndaj Shqipërisë i reflektuar më së miri tek koleksioni i çantave”, ka treguar Jola Hasimi për KultPlus.

Çantat që u prezantuan janë 2 lloje, ato me lëkurë krokodili dhe ato me lëkurë struci. Çanta me lëkurë krokodili gjendet në 12 ngjyra, lloji i krokodilit quhet Niloticus ose corcodili i Nilit dhe është 100 % i prerë, lyer dhe qepur me dorë. Kjo çantë quhet ‘Teuta’, tribut mbretëreshës ilire dhe kushton 16.000€.

Çanta strucit gjendet gjithashtu e disponueshme në 10 ngjyra sërish 100% puna e realizuar me dorë. Çanta quhet Aairah, tribut Emirateve Arabe, sepse sipas Joles, Aairah është emri i parë arab për femra dhe do të thotë: e para dhe më e respektuara. Çanta Aairah kushton diku 7.500€.

Rripat për meshkuj dhe femra gjenden në të gjitha variacionet e ngjyrave të çantave, janë vetëm me lëkurë krokodili por vijnë me 3 toka të ndryshme të përshtatshme për çdo stil.

Ndërsa prfumi “Ilir” Free the scent, është parfum vajor. “Për këtë parfum kemi gati 1 vit e gjysmë që punojmë, vjen në shishe kristali të punuar tërësisht me dorë dhe të prerë në diamant, përmban 620 pika dhe kushton gati 2000€”, ka treguar tutje Jola për KultPlus.

Çdo produkt që u lansua sot, përmban 2 certifikata. “Një certifikatë autenticiteti të kodifikuar, dhe një dokument të firmosur me dore nga unë dhe im shoq Nertil Boraj që dëshmon datën e prodhimit, detajet e përdorura dhe inspirimin në emër apo historinë përkatëse dhe datën e blerjes njëkohësisht”, ka thënë ajo.

Emiratet Arabe i kanë dhënë besim dhe rëndësi absolute punës së tyre. Çdo produkt i lansuar këtë javë në UAE , në faqen e tyre online lansohen javën e parë të nëntorit. / KultPlus.com

Të ngjajshme