13 Shkurt, 2019 - 11:00 am
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të bëjë hapjen e ekspozitës “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare ” e kuruar nga Kim Knoppers.
Ekspozita do të
paraqesë një përzgjedhje imazhesh nga arkiva e Marubëve (1856- 1959) që kanë
qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë
FOAM Amsterdam, më 2016.
Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim me Muzeun e Fotografisë FOAM në Amsterdam, Holandë./ KultPlus.com