22 Shkurt, 2019 - 3:03 pm
Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council kanë kënaqësinë të prezantojnë projektin më të ri, që vjen si rezultat i një bashkëpunimi dyvjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor, ekspozitë e quajtur “Përceptimet:Burrneshat”, e cila në Kosovë u hap me datë 25 janar 2019 e kuruar nga Arta Agani. Me një qasje unike dhe të jashtëzakonshme, ekspozita është inicuar nga British Council dhe politika e saj inovative në botën e artit.
British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës kanë bashkëpunuar në organizimin e ekspozitave të artistëve të mëdhenj britanikë në Prishtinë si Henry Moore dhe Grayson Perry e kësaj radhe na kanë sjellë në audiencë 14 artiste nga Mbretëria e Bashkuar: Madame Yevonde, Clare Strand, Abigail Lane, Rachel Whiteread, Camilla Løw, Anthea Hamilton, Laura Aldridge, Helen Çadwick, Tracey Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing, Elisabeth Price, Celia Hempton dhe Lubaina Himid; në një “bashkëbisedim” me shtatë artiste kosovare: Alija Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Arbana Hajredinaj, HAVEIT, Rudina Xhaferi, Flaka Haliti dhe Zake Prelvukaj.
Panelet e diskutimit organizohen në partneritet me Qendren për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS, një organizatë për art dhe komunitet e bazuar në Prishtinë.
Panel diskutimi “Gratë artiste gjatë rezistencës kosovare të viteve ’90”
Me 23 shkurt, 2019
Nga: 12:00 – 14:00
Panelistë: Igballe Rogova-aktiviste, Safete Rogova-artiste, Zake Prelvukaj-artiste, Blerta Zeqiri-artiste
Moderatore: Zana Hoxha Krasniqi – Artiste
Vendi: Galeria e Arteve të Kosovës