19 Prill, 2024 - 11:45 am
Me datë 24 prill, në kinemanë Armata në Prishtinë, do të mbahen dy panele diskutimesh, ku si temë kryesore do të jetë lufta e fundit në Kosovë dhe më vonë do të shfaqet edhe dokumentari “Return to Kosovo”.
Në diskutimin e parë të quajtur “Gazetaria e luftës” që do të fillojë në ora 14:00 deri në 15:00, nën moderimin e gazetarit Belgzim Kamberi, do të flasin gazetarët e luftës Vaughan Smithdhe Julius Strauss, Ymer Deliu, gazetari Nusret Pllana dhe gazetarja dhe përkthyesja Ilire Zajmi.
Ndërsa, në panelin e dytë “Jeta pas luftës”, që fillon në ora 15:00, do të flas regjisorja Emma Strauss për përshtypjet e saj mbi dokumentarin, ndërsa i ftuar për të treguar përvojat e tyre është përsëri gazetari i luftës Julius Strauss, Fadil Muçolli do të flas për “Shtëpitë muze”, Arlinda Deliu për “Masakren e Obrisë”.
Poashtu, në panel do të jenë edhe psikiatrja Afërdita Goçi dhe Kadire Tahiraj që do të flas për sfidat e pasluftës, nën moderimin e profesoreshës dhe gazetares Nerimane Kamberi.
Në të njëjten ditë, duke filluar nga ora 19:00, në Kino Armata do të shfaqet dokumentari “Return to Kosovo”.