27 Mars, 2020 - 11:30 am
Muaji mars solli në jetë shumë artistë të mëdhenj që mahnitën botën me talentin e tyre.
Giovanni Battista Tiepolo është njëri nga ta. Tiepolo lindi dhe vdiq në muajin mars. Ai ishte piktor Italian nga Republikës e Venedikut e asaj kohe. Ka qenë mjaft i suksesshëm me punimet e tij, të cilat dolën edhe jashtë kufijve italianë, si fjala vjen në Gjermani dhe Spanjë.
Tiepolo nga kritikët, konsiderohet si një nga mjeshtrit tradicional të asaj periudhe. Ndryshe është konsideruar si “piktori më i madh dekorativ i Evropës së shekullit tetëmbëdhjetë”.
Në vitin 1716 ai pikturoi afreskun e parë, ndërsa më vonë ai do të krijojë edhe shumë të tilla që përgjithësisht përshkruanin mure dhe tavane të kishave.
Tiepolo në vitin 1722 ishte njëri nga dymbëdhjetë artistët e porositur për të kontribuar në një pikturë ku shfaqej një nga apostujt, si pjesë dekorative e një kishe në Venedik. /KultPlus.com