16 Shtator, 2024 - 5:01 pm
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës më 30 shtator hapet ekspozita personale e artistit Dren Maliqi, e titulluar “SPÄTWERK”, kuruar nga Catherine Nichols.
Sipas ministrisë së Kulturës, kjo ekspozitë prezanton punë nga viti 2003 deri në vitin 2023.
“Duke përfshirë fotografi, video, piktura, instalacione, postera, pjesë të bazuara në tekste si dhe forma të ndryshme të praktikave pjesëmarrëse shoqërore, punët dëshmojnë vazhdimësitë dhe shkëputjet, periudhat e pjesëmarrjes dhe tërheqjes dhe mbi të gjitha tensionin ndërmjet mendimit dhe veprimit që e karakterizon punën e Maliqit”, thuhet në njoftimin e ministrisë, përcjell klankosova.tv..
“Ekspozita do të shoqërohet me një simpozium i cili do të mbahet më 18/19 tetor 2024. E titulluar Jo! Për politikën dhe estetikën e refuzimit, merr si pikënisje dinamikën e refuzimit dhe tërheqjes të cilën Maliqi ndan me artistë dhe aktivistë nga kontekste të ndryshme kulturore që nga fillimet e modernitetit. Simpoziumi bën bashkë mendimtarë, shkrimtarë, historianë, artistë dhe aktivistë të njohur ndërkombëtarisht për të diskutuar për nevojën për të thënë jo, për t’u shkëputur, për të rezistuar, për të hequr dorë kur ndonjë situatë bëhet e paqëndrueshme”.