10 Mars, 2019 - 12:30 pm
Disenjatorja Merita Harxhi Koci ka sjell koleksionin e radhës. Fustane tejet të bukur dhe elegant kanë zënë vend në këtë koleksion i cili nuk përmban një numër të caktuar fustanesh, pasi që disenjatorja do të vazhdojë të rris numrin e tyre deri në fund të verës, shkruan KultPlus.
Materialet me të cilat janë punuar këto fustane elegante, janë kryesisht dantellë, mëndafsh, dantellë me gurë etj.
Për këtë koleksion disenjatorja ka treguar për KultPlus që më shumë ka eksperimentuar me prerje dhe kombinime të materialeve.
“Sa i përket ngjyrave, kam përdorur një gamë të gjerë, prej baby blue, pra ngjyrave të buta, deri të ato të fortat”, ka thënë Merita për KultPlus.
Koleksionin kësaj radhë ajo do ta prezantojë vetëm përmes fotosesionit. Fotografitë janë realizuar në shtëpi dhe banesa të ndryshme, kryesisht në ambiente ku jetohet. / KultPlus.com