22 Janar, 2019 - 12:30 pm
Gjatë vizitës shtetërore në Malin e Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur dhe në muzeun etnografik shqiptar në Tuz.
Emocionet e kësaj vizite Kreu i Shtetit i ka ndarë me qytetarët, teksa shkruan në “Facebook” mbresat. Ai i shpreh mirënjohje patriotit Shtjefën Ivezaj dhe familjes së tij e bashkëpunëtorëve që kanë mbledhur dhe ruajtur këtë pasuri.
“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufishme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.🇦🇱”, shkruan Presidenti i Republikës.
Meta e ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dhe është takuar me homologun malazez si dhe me krerë të tjerë të shtetit fqinj.