15 Mars, 2019 - 7:30 pm
Rreth 130 000 bileta janë shitur përpara hapjes së një muzeu për Tutankhamonin, që do të hapet zyrtarisht më 23 mars në Paris, thanë organizatorët e kësaj ekspozite.
Ata parashikojnë se mund të arrihet deri në 150 000 bileta deri në ditën e hapjes. Më shumë se 150 objekte përbëjnë thesarin e Tutankhamonit, që del për herë të parë nga Egjipti. Parisi është etapa e dytë e intinerarit të kësaj ekspozite, pas Los Anxhelesit.
Thesari i faraonit më të famshëm egjiptian do të jetë i hapur deri më 15 shtator./A.T.SH/ KultPlus.com