7 Korrik, 2021 - 5:20 pm
Ekspozita e titulluar ‘’Twitter Art Exhibit’’ në Mbretërinë e Bashkuar ka mbledhur rreth vetes një mijë artistë nga vende të ndryshme të botës, e në mesin e tyre për herë të parë është edhe artistja kosovare Mimoza Zajmi me punimin e saj të titulluar ‘’Red Sky’’, përcjellë KultPlus.
Të shtunën është hapur ekspozita bamirëse me kartolina origjinale dhuruar nga artistët pjesëmarrës në forma të ndryshme artistike. “Përmes artit mund të ndryshojmë botën”, është moto e ekspozitës e cila është hapur në Chelteham të Mbretërisë së Bashkuar.
Të gjitha fondet e mbledhura nga shitja e kartolinave do të shkojnë për mbështetjen e pacientëve që janë duke u trajtuar për leukemi.
Pas ekspozitës fizike, shitja e kartolinave origjinale do të vazhdoj online në faqen zyrtare të Twitter Art Exhibit. / KultPlus.com