4 Nëntor, 2019 - 5:59 pm
Ndërsa portretet e lashta të egjiptianëve kanë qenë prej kohësh objekt kurioziteti, rreth tyre ekziston vetëm një sasi minimale informacionesh.
Shumë pyetje kanë mbetur që kur u zbuluan nga arkeologët përreth qytetit egjiptian të Fayum-it në fund të viteve 1800.
Kush i pikturoi? Cilat pigmente dhe substrate përdorën artistët, dhe ku u blenë këto materiale? A ishin pikturat e bëra gjatë jetës së subjektit apo pas vdekjes së tij?
Në 2003, konservatorja, Marie Svoboda e ktheu në misionin e saj zbulimin e këtyre mistereve.
Kohët e fundit ajo u bashkua me radhët e Muzeut Getty në Los Angeles, dhe ndërsa koleksioni i institucionit ishte i pasur dhe i përhapur, një grup i vogël prej 16 punimesh tërhoqi vëmendjen e saj.
Fytyrat e pikturuara në mënyrë të detajuar në këto piktura, të njohura si portrete mumjesh, datojnë nga 100 deri në 250 pas Krishtit. Dhe kërkimet për informacione rreth tyre ende vazhdojnë.
/syri.info/ KultPlus.com