21 Mars, 2018 - 4:17 pm
Parlamenti i Kosovës është vend i paradoksit. Hapësira ku mblidhen kokat kryesore të shtetit, të ardhur aty me votën e qytetarit, jo shpesh del të jetë cirk herë qesharak e herë histerik.
Mbrëmë, deri në orët e vona ka vazhduar debati për demarkacionin. I njëjti po vazhdon dhe sot dhe fotografitë nga momentet e ndryshme të këtyre debateve kanë inspiruar në mënyra të ndryshme kreativitetin e popullit që nuk ka fuqi të bëjë asgjë brenda asaj salle.
Do prej memeve kreative t'seances per demarkacion.. bomni tag nese shihni tjera 😂 #demarkacioni pic.twitter.com/4akj8p8nA2
— Egzon Bunjaku (@egzonche) March 20, 2018
Në Twitter dhe në rrjetet tjera sociale, janë të shumta reagimet qesharake e herë edhe artistike deri diku mbi këto fotografi dhe momente.
— Agon (@AgonTweets) March 21, 2018
Hahah e fort ke.. Qe edhe qikjo m erdh pic.twitter.com/8a4ZdtZK9d
— Egzon Bunjaku (@egzonche) March 21, 2018
— Diego (@diegothegirl) March 20, 2018
Madje edhe sot janë të ndryshme momentet në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës. Ajo cka i mbetet popullit dhe artistëve është të reagojnë në çfarëdo forme për dembelizmin e madh të politikanëve kosovarë, të cilët vështirë se dakordohen mbi diçka. / KultPlus.com