1 Qershor, 2018 - 9:00 am
Punimet e ekspozitës “Mozaik Artistik” do të ekspozohen në lokalet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Gjenevë, më 8 qershor 2018
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, hap ekspozitën “MOZAIK ARTISTIK”, të autorit Sylë Mujaj. Me këtë rast do të ekspozohen vepra të punuara në mozaik, të artistit Sylë Mujaj.
Mujaj, i njohur si veprimtar dhe ish i burgosur politik, që nga rinia e tij është marrë me krijimtari artistike. Flimisht ai ëshhtë dalluar me teknikën e vizatimit dhe nga ajo periudhë njihen kryesisht portretet e tij nga burgu, të cilat kishte arritur t`i nxirrte “në liri” dhe i kishte ekspozuar gjithandej, në Zvicër dhe në Kosovë.
Ndërsa tash ka disa vite që Mujaj ka zbuluar një hapësirë të re në të cilën e shpreh frymëzimin e tij artistik: mozaikun. Në këtë teknikë komplekse dhe të vështirë të punës, artisti me rrënjë nga Rugova ka realizuar deri më tash një numër impozant krijimesh.
Bëhet fjalë për tablo të mëdha në të cilat ai, me gurë shumëngjyrësh, krijon kompozicione të ndryshme, kryesisht me temë nga e kaluara e kombit dhe nga mitologjia. Një numër të punimeve në këtë teknikë Mujaj ia kushton edhe bukurisë së gruas, duke e shkrirë atë me figura nga mitet dhe legjendat shqiptare.
Një pjesë e madhe e punimeve të Sylë Muajt ndodhen në koloninë artistike “ART – TURIZEM “KODRA” në Pejë, ku mund të vizitohen nga artdashësit. Ndërsa, një pjesë tjetër, ciklin e punimeve nga burgu, ai ia ka dhuruar Shpqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, me seli në Prishtinë, thotë Mujaj për albinfo.ch.
Punimet e ekspozitës “Mozaik Artistik” do të ekspozohen në lokalet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Gjenevë.
Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e veprave artistike. Pas fjalëve promovuese për të pranishmit do të ofrohet një koktej rasti, dhe mundësi bashkëbisedimi me autorin.
Adresa ; Rue de Lausanne 63, 1202 Genève. Hapja e ekspozitës do të bëhet më; 08.06.2018, në ora 18.00.