Murale e re eko e Benksyt

18 Mars, 2024 - 1:57 pm

Turma njerëzish u mblodhën në vendin e një vepre arti eko, në veri të Londrës, që mendohet të jetë nga artisti i rrugës, aktivisti politik dhe regjisori Banksy, sipas BBC.

Muralja, një masë bojë jeshile e spërkatur në një mur pas një peme të prerë për t’u dukur si gjethe, me një shabllon të një personi që mban një zorrë uji pranë tij, u shfaq dje.

Nuk është konfirmuar ende nga artisti si një nga veprat e tij.

Një londinez, i cili jeton në Finsbury Park, tha se ata ishin “krenar dhe të kënaqur” që rruga e tyre ishte zgjedhur për këtë gjë.

”Ndihet si një mesazh personal për ne banorët, ne ndihemi kaq krenarë”, tha Wanja Sellers, e cila jeton vetëm pak dyer më poshtë nga muralja.

Një person që nxitoi për të parë veprën ishte James Peak, i cili krijoi serinë e BBC Radio 4 ”The Banksy Story”.

“Si gjithmonë me Banksyn, ju kurrë nuk dini gjë, derisa ai të tregohet duke e postuar atë në faqen e tij të internetit”, tha ai.

Artisti i pakapshëm konfirmon zyrtarisht punën e tij duke postuar foto në website-n e tij dhe në rrjetet sociale – gjë që ende nuk është bërë për pemën në Finsbury.

BBC ka kontaktuar ekipin e Banksy për koment.

Por, krijuesi i dokumentarit tha se vepra artistike “me siguri mban të gjitha shenjat” e një Banksy.

“Ai ka teknikat e duhura, sigurisht që ka një mesazh të lehtë për t’u kuptuar, një vendndodhje shumë të zgjuar dhe me të vërtetë rezonon në sekondën që e shihni”, tha ai.

Mesazhi është i qartë.

Natyra po lufton dhe na takon ne ta ndihmojmë atë të rritet përsëri./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme