Muralet meksikane që i dhanë formë artit amerikan

22 Janar, 2020 - 10:00 am

Muralet meksikane kanë qenë ato vepra, të cilat i dhanë formë artit amerikan. Për të risjellë edhe njëherë në kujtesë këtë pjesë të kulturës, por edhe historisë, Barbara Haskell një kuratore arti ka mbajtur një ekspozitë. Iniciativë për çeljen e kësaj ekspozeje në Muzeun Whitney në New York, është edhe situata e komplikuar politike mes SHBA dhe Meksikës për çështjen e emigrantëve dhe kufirit.

Diego Rivera njihet gjerësisht për ndikimin e tij në artin modern. Aktiv në gjysmën e parë të shekullit 20, veprat e tij u koleksionuan nga Rockefellers, duke u shfaqur në galeritë kryesore, dhe mbetet artisti më i shtrenjtë i Amerikës Latine sot.

Por, pavarësisht se veprat e Riverës dhe gruas së tij, Frida Kahlo, ishin veprat më të famshme artistike dhe më të eksportuarat nga vendlindja e tyre, ato nuk ishin të vetmet. Siç e vë në dukje edhe një ekspozitë e re në Muzeun Whitney në New York, ishte një grup artistësh meksikanë – edhe pse jo aq shumë modernistët evropianë si Pablo Picasso ose kasti i Impressionistëve Francez – që i dhanë formë artit të pasluftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Muralistët meksikanë në veçanti kishin një “ndikim sizmik” në zhvillimin e artit të vetëdijshëm shoqëror dhe artit të rrugës”, shprehet Barbara Haskell, kuratore e “Vida Americana: Muralet meksikane rikrijuese të Artit Amerikan, 1925-1945”.

“Kjo ekspozitë kërkon të kthejë historinë e artit në fillime,” u shpreh ajo për CNN.

Si kurator arti për një kohë të gjatë në Whitney,  Haskell tregon se ideja për hapjen e ekspozitës ka ekzistuar që një dekadë më parë, por u bë kohët e fundit pasi ishte pikërisht interesi për kulturën dhe politikën meksikane që e shtyu shfaqjen përpara.

“Është një kohë e mirë për të vlerësuar kreativitetin dhe inovacionin estetik që dolën pikërisht nga marrëdhëniet midis artistëve nga Meksika dhe SHBA”, shpjegoi ajo, duke e cilësuar ekspozitën si një kundërpeshë ndaj kufijëve fizikë dhe psikologjikë që administrata Trump kërkon të vërë në zbatim me kombet fqinje.

Ekspozita tregon ndikimin që patën artistët meksikanë në krijimet e homologëve të tyre amerikanë, përfshirë Thomas Hart Benton, Isamu Noguchi, Jackson Pollock dhe Ben Shahn.

Ekspozita përfshin një përzierje befasuese të stilit të punës midis piktorit amerikan Jackson Pollock dhe një prej muralistëve më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, piktorit meksikan José Clemente Orozco. Pollock u emocionua aq shumë nga muralja “Prometheus” e Orozco në Pomona, California, sa që e quajti atë “pikturën më të mirë në hemisferën perëndimore”.

“Muralistët meksikanë krijuan një art që në dukje ishte modern, por që subjekt i tyre ishin element të përditshmërisë së njerëzve”, tha Haskell. “Arti modern ishte i arritshëm”.

Duke përshkruar subjekte politike dhe sociale në muret e shkollave, ndërtesave qeveritare dhe seminareve, muralistët po bënin art që ishte i ftuar dhe i rëndësishëm për publikun – një alternative për ekspresionizmin abstrakt jo figurativ që mbizotëronte skenën e artit amerikan në atë kohë .

Për shembull, një skenë që bën të pavdekshme heroizmin e njerëzve të klasës punëtore është afresku i Riverës “Kryengritja” (1931). Ky afresk përshkruan një grua që largohet me forcë nga një ushtar për të mbrojtur foshnjën e saj gjatë një grevë pune.

/Shqiptarja.com /KultPlus.com


Të ngjajshme