Murali ‘te Sllovenia e Sportit’ në Prishtinë, mbulohet me reklamën e Coca Cola’s (FOTO)

7 Shkurt, 2018 - 2:36 pm

Gjithë kalimtarët e rrugës ‘Agim Ramadani’ dhe ata që vinin nga rruga e lagjes Velania, nuk do ta kenë pamjen e njëjtë sapo të futen në qendër të qytetit.

Murali që ishte simbol i pjesës së qytetit të quajtur ‘te Slovenia Sporti’, nuk do të ketë pamjen e njëjtë që nga kur aty u vendos një reklamë mbi një vepër arti, shkruan gazetametro.net.

Murali që ishte i madh sa vetë ndërtesa, ishte realizuar nga artisja Fitore Berisha, e i cili më pas u shndërrua në simbol të asaj pjese të Prishtinës.

Për mbulimin e saj ka reaguar edhe vetë artistja, e cila e ka quajtur të papranueshmë këtë gjest, por duke treguar po ashtu se kjo nuk është hera e parë.

‘Ky gjest është i papranueshëm. Kjo nuk është hera e parë që i shkatërrojnë muralet. Çfarë shoqërie që nuk e respekton artin. Pse me kriju art në atë qytet?’, ka thënë Berisha.

Sido që të jetë, reklama e Coca Cola’s vazhdon të qëndrojë mbi një vepër që ka marrë kohë dhe mund të bëhet. Fatin e njëjtë e kanë pasur edhe disa murale të tjera në Prishtinë, sidomos ai tek Fakulteti i Filologjisë dhe tek Fakulteti i Arteve./ KultPlus.com

Të ngjajshme