19 Mars, 2019 - 9:30 am
Ambasada e Rumanisë në Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan dje, ekspozitën e artistit të famshëm rumun, i njohur si “mbreti i karikaturës”, mbajtësi i rekordeve botërore të Ginesit, karikaturisti më i shpejtë, Stefan Popa Popas.
Veprimtaria u organizua nën drejtimin e Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe gjatë orëve që u zhvillua aktiviteti, Popas vizatoi për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorë të akredituar në Shqipëri, deputetë, artistë dhe të interesuar të shumtë mbi artin e karikaturës.
Mircea Perpelea, ambasadori i Rumanisë në Tiranë, ju uroi mirë se ardhjen të gjithë të pranishmëve dhe bëri një prezantim të shkurtër të mbretit të karikaturës Stefan Popa Popas.